Në industrinë e modës ka shpërthyer një skandal të ri.
Dizenjuesi i famshëm Roberto Cavalli kritikoi blogeren popullore italiane Chiara Ferragni në Instagram.
Ai komentoi një foto të italianes, në të cilën Chiara shfaqet me të brendshme nga Intimissimi, ku prej shumë kohësh ka rolin e Ambasadores së markës.
“Po i bën reklamë kërthizës.Kush mendon se je? Ti je thjesht një makineri parash. Nuk ka as spontanitet, as dashuri në atë që bën,”-shkruajti stilisti i njohur.
Por burri i blogeres i ktheu koment duke shkruajtur: “Ju lutem më thoni që është gënjeshtër.” Ndërsa Ferragni nuk iu përgjigj kritikës.
Më vonë stilisti i ka kërkuar falje Chiaras.
Ai i dërgoi një letër duke i kërkuar ndjesë dhe një tufë më lule. Lajmi u shërnda nga blogerja në një postim në Instastory: “Kur Roberto Cavalli të dërgon letër dhe lule për të kërkuar falje për komentin në adresën time.”