“Jelekë-verdhët” në zgjedhje

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Listën e kryeson 31-vjeçari, Ingrid Levavasseur, një figurë e spikatur e lëvizjes, e cila ka tronditur skenën shoqërore dhe politike të Francës gjatë dy muajve të protestave që shpesh herë kanë qenë të dhunshme nga përplasjet e forta me policinë.

Por, për krahun më radikal të lëvizjes, Eric Drouet, kjo listë nuk është e mirëpritur. Drouet kryeson një grup në Facebook të quajtur “Franca e Zemëruar, ku thotë se lista e kandidatëve nuk përfaqëson lëvizjen “jelekët e verdhë”, ndërsa publikoi një mesazh në Facebook, duke thënë se “vota për jelek-verdhët, është votë për Emmanuel Macron-in”.

Lëvizja, e cila deri më tani është organizuar pa një strukturë udhëheqëse, mund të marrë 13 për qind të votave në maj, sipas një sondazhi të kryer nga kompania Elabe të mërkurën për llogari të televizionit BFM.

Partia e presidentit Macron ka njohur një rimëkëmbje të lehtë në sondazhet e fundit, që për analistët është shenjë e miratimit të publikut për qëndrimin e ashpër që është mbajtur ndaj akteve vandale, dyqane të shkatërruara dhe makina të djegura.

 

Zjarr Tv Ad