Lëvizja e jelekëve të verdhë ka mbërritur në Itali duke manifestuar sot fuqishëm në Romë nën organizmin në nivel kombëtar të të gjitha grupeve sindikaliste italiane. Sekretari i përgjithshëm i konfederatës së sindikatave italiane Maurizio Landini ka zgjedhur të prezantojë platformën unike të lëvizjes së jelekëve të verdhë italianë para gazetarëve korrespondetë të mediave të huaja në Itali.
“Nuk duhet që zëvëndës kryeministri Luigi Di Maio të takojë jelekët e verdhë të Parisit por të takohet me ne, shprehen ata para mediave të huaja në Itali.
“Jelekët e verdhë në Itali është një lëvizje e një manifestim që vë në qëndër të vëmendjes njerëzit, popullin, punëtorët, nevojën për politika të reja ekonomike e sociale, për të ndaluar pabarazinë e për të lejuar cdo individ të realizohet në jetë përmes punës së tij”, ka deklaruar Sekretari i Përgjitshëm i konfederatës sindikaliste.
Jelekët e verdhë italianë manifestojnë sot në Romë me një program të qartë prej 10 pikash kundër qeverisë e politikave të Bashkimit Europian.
“Manifestimi sot në Romë është një sinjal për qeverinë të ndryshoj politikat e saj, Zhvillimi ekonomik e industrial në vend është nga më ulëtat në Europë e sot ka nevojë më shumë se kurrë për investime publike, private e për hapjen e vendeve të reja të punës”, shprehen sindikalistët italianë.
Jelekët e verdhë në Itali kërkojnë para së gjithash daljen e Italisë nga Bashkimi Europina duke i konsideruar mjaft të ashpra e jo frutdhënëse politikat ekonomik e jo vetëm të imponuar nga insitucionet europiane.
Kërkojnë sovranitet monetar me daljen nga eurozona e emetimin e monedhës vendase italiane, shkurtimin e akcizave për energjinë elektrike, gazin e karburantin, të drejtën e punësimit për të gjithë, heqjen e së drejtës së privatizimit për autostradat, bankat sigurimet shoqërore e për shoqërinë e fluturimeve Alitalia. Jelekët e vërdhë italianë kërkojnë gjothashut largimin e riatdhesimin nga territori italaine për të gjithë ata emigrantë të cilët nuk kanë dokumenta të rregullta qëndrimi. Për manifestuesit e jelekëve të verdhë në Itali “problemi kryesor në Itali nuk janë emigrantët që vijnë por të rinjtë italianë që emigrojnë në vende të tjera të botës për shkak të papunësisë.
“Objektivi i manifestimit të sotëm është hapja e një faze të re debati me qeverinë për arritjen e kërkesav e tona”. shprehen jelekët e verdhë italianë , e “nëse brenda pak ditësh qeveria nga qeveria nuk do kemi asnjë sinjal pozitiv bashkëpunimi, atëherë do të vendosim mënyrën se si do të vazhdojmë betejën tonë.”