“Jemi drejt bashkimit të PD-së,” Noka: Çfarë do të ndodhë në 4 dhjetor

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është optimist se demokratët po shkojnë drejtë bashkimit të tyre në prag të zgjedhjeve vendore. Në një intervistë për ABC, Noka sqaron se edhe kryesia e PD për shkak të këtyre negociatave vendosi të mos nis menjëherë procesin e primareve.

“Jemi besimplotë që ky proces do të ecë. Kemi vullnetin e plotë për të ecur drejtë bashkimit pa asnjë kusht conform statutit dhe rregullave të PD, pa asnjë kusht. Jemi tërësisht të hapur dhe shpresojmë shumë që këto bisedime të brendshme, mes kolegësh, do të japin frytet që demokratët i kërkojnë. Dje në mbledhjen e kryesisë u vendos që të ketë një afat, ku ne do të jemi në bisedime edhe brenda grupit tonë parlamentar por edhe me aleatët tanë”, tha Noka.

Për herë të parë PD do të ketë më shumë se 5 muaj përpara zgjedhjeve, kandidatët e saj.

“Më 4 dhjetor shqiptarët do të kenë publike të gjithë personalitetet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare që do t’iu japin shpresën e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore”

Por përpara 4 dhjetorit, PD synon të ketë kandidat në 3 bashkitë e mëdha. Do të bëjmë gjitha përpjekjet që Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të mund të ecin më shpejt për të përfunduar këtë process.

Për sekretarin e Përgjithshëm të PD, primaret janë një hap i fortë për demokratizimin e partive politike në Shqipëri.

“Për kushtet që është sot Shqipëria, besoj që primaret janë mesazh i qartë. Standardi demokratik që PD po vendos sot është që demokrati është mbi gjithçka, mbi çdo forum, mbi çdo institucion, mbi çdo drejtues. Vota vlerësohet është e barabartë, si e anëtarët të partisë ashtu edhe e kryetarit të partisë”, u shpreh Noka.

Dy të mandatuarit e dy grupeve brenda PD, Paloka e Bardhi do të vijojnë takimet në ditët e ardhshme në funksion të zgjidhjes së modaliteteve në funksion të daljes me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore.

Zjarr Tv Ad