“Jemi gati për t’u përballur me këtë të keqe”- Altin Goxhaj kandidat për Avokatin e Popullit, Pandeli Majko nuk mban dot të qeshurën gjatë prezantimit

0
610
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Altin Goxhaj është një nga kandidatët në garë për postin e Avokatit të Popullit. Ai ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve përballë përfaqësuesve të PD dhe PS.

“Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë. Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe”, tha ai.

Por gjatë prezantimit ajo që nuk u pa në kamera ishte reagimi i socialistit Pandeli Majko. Në videon e siguruar nga Panorama.al brenda sallës shihet Majko që nuk mban dot të qeshurën gjatë prezantimit të Goxhajt.

Zjarr Tv Ad