“Jemi invalidë”, grabiten të moshuarit në Belorta të Korçës, Meçolli: Policia nuk reagon, askush nga shteti nuk më ndihmon!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eliverta dhe Mehmet Meçolli janë një cift të moshuarish në fshatin Belorta të cilët përveç problemeve shëndetësore që kanë duhet të merren edhe me hajdutët të cilët shpesh herë i kanë shqetësuar pasi e dinë që janë të pamundur fizikisht.

Hera e fundit sipas Elivertës ka qenë para disa ditësh, sipas saj edhe pse gjithmonë lajmërojnë Policinë asnjëherë nuk është marrë asnjë masë.

“Burri u paralizua, e di gjithë fshati që burri ka prerë këmbët, asnjë s’më ka ndihmuar vetë i kam ndërtuar gjitha. Kushëriri i burrit ma prishi mutrin më goditi, 3 dosje në prokurori. Policia e di shumë mirë dhe ska marrë asnjë masë, ky i ka dhënë lekë. Tani nuk më lënë rehat as kunata me gjithë nusen e djalit, më kanë vjedhur pulat dhe qenin.

 Policia nuk më ka ndihmuar, as kryeplaku nuk më ndihmon. Kanxhullat më kanë vjedhur, portën e shtëpisë më duan të vje*dhin. Unë dhe burrin jemi invalidë, vinin fëmijët më ndihmonin. Burri ëhstë pa këmbë. 30 vjet demokraci nuk kam parë ndihmë, që kur ka rënë pandemia asnjë s’më ka ndihmuar mua, asgjë nuk më kanë sjellë. Kryeplaku ndihmon të tjerët edhe grabitësit”, thotë Eliverta Meçolli/FOX WEB

Zjarr Tv Ad