“Jemi këtu për t’ju ndihmuar”- Yuri Kim për sulmet kibernetike: Aktorë keqdashës kërkojnë të prishin jetën e qytetarëve dhe të minojnë demokracinë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka marrë pjesë këtë të martë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë me temë, “Qytetet Inteligjente”.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja u ndal dhe të sulmet kibernitike të ndodhura së fundmi në Shqipëri, ku theksoi se aktor keqdashës kërkojnë të prishin jetën e qytetarëve dhe të minojnë demokracinë në vend.

Ajo konfirmoi dhe njëherë mbështetjen e qeverisë amerikane për përballimin e sulmeve të tilla kibernetike nga ata që i quajti aktorë autoritarë.

“Këta do të flasin për rreziqet e kibernetikës. Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë se kjo. Drejtuesit vendor kanë një rol të rëndësishme në demokraci pasi ato janë shumë afër problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Ju e dini më mirë se të gjithë ne se çfarë kanë nevojë qytetarët e të gjitha moshave për të pasur një jetë më të sigurtë, më të lumtur dhe më produktive. Po ashtu dini rreziqet dhe kërcënimet që përballen zgjedhësit tuaj çdo ditë, në shërbime, mbrojtja nga krimi dhe së fundmi siç e kemi parë rishtazi Shqipëri aktorë keqdashës kërkojnë të hakerojnë dhe të prishin jetën e qytetarëve.

Persona që kërkojnë të minojnë besimin te demokracia në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju ndihmuar, për të ndihmuar për të organizuar këtë konferencë, për të sjellë së bashku mëndjet më të ndritura. Kemi ndihmuar qeverinë shqiptare përpara dhe gjatë sulmeve kibernetike. Për shkak të varësisë nga teknologjia ne të gjithë kemi nevojë për aktorë mbështetës për tu përballur me këto sfida kibernetike.

Ju i keni parë qeveritë autoritare që mbledhin të dhënat e qytetarëve dhe shteteve dhe për t’i përdorur ato më pas”, tha Kim.

Zjarr Tv Ad