Deputetja e PD-së Grida Duma tha sot në Kuvend se në këtë seancë parlamentare deputetët janë mbledhur për aksionerët e “peshqve të mëdhenj” e jo për punëtorët e thjeshtë që duhen kompensuar.
Duma hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se e ka dhënë gjithë vendin me koncesion e se nëpër komisone deputetët vihen rresht për të dhënë mendim pasi vendimi është marrë.
“Në Komisionin e Shëndetësisë u vendosën deputetë që si kisha parë herë të tjera. Për akte normative i kemi deputetët rresht, ky akt normative për materialet e ndërtimit është monipol-oligopol.
Ju të majtë? E keni dhënë gjithë Shqipërinë koncesion, jemi mbledhur këtu sot për aksionerët e peshqve të mëdhenj.
Ju nuk viheni në rresht për minimumin jetik, i keni lënë qytetarët të lypin.A do u shkojë punëtorëve ky kompensim te kompanitë e mëdha, jo thonë! Po ju që kurrë nuk vini nëpër komisione. Emrin e kontratave s’na e keni dhënë, vetëm 300 në total, ju po kompensoni kompanitë e mëdha sepse ato e kanë tregun e sigurt.
Komisioni jep mendim pas marrjes së vendimit, “Salillari” e “Gjoka” marrin tendera e ju i kompensoni”-tha Duma.