Arbi Agalliu, Deputet i PD, anëtar zëvëndësues i Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka deklaruar nga studio e Fax News se së shpejti do të ketë të arrestuar për ‘Masakrën Zgjedhore’ të 25 prillit.
I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit”, Arbi Agalliu tha se PD është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët dhe së shpejti priten lëvizje të rëndësishme sa i takon ndëshkimit të autorëve të masakrës zgjedhore.
Arbi Agalliu: Partia nuk duhet të mbante maska me numrin 12, po ashtu kryeministri bëri fushatë duke bërë porpagandë me inevstimet. Gjatë fushatës ata shkojnë në inaugurim dhe bëjë fushatë kundër cdo lloj rregulli dhe kodi zgjedhor atëherë vlen të besosh që këtu ka manipulim të frikshëm. Dega e PD në Vloirë ka cuar në prokurori abuzime të jashtëzakonshme dhe punësime nga administrata.
Ne do të marrim hapa të nevojshme që na lejon kushtetuta për të vendosur para drejtësisë subjekte të cilët përdorën cdo mënyrë për të jetërsuar vullnetin e votuesit, duke filluar nga reagimi në kuvend dhe më pas deri në Komisionet Hetimore.
A është regjim apo do e luftoni me Komisione Parlamentare? Ky është një seks që do të ketë një opozitë përballë që ne do të bëjmë cdo mënyrë. Disa prej tyre nduk duhet të ulen në Kuvend por e kanë dikur tjetër. PD do të vendosë drejtësi dhe ne nuk do të lëmë asgjë pa ndryshuar. Është rënë dakord që mbledhja e radhës të zhvillohet në datën 20, kurse pretendimi është pa vlerë dhe një lojë që bëhet.
PD ka komunikim të vazhduashëm më ndërkombëtarët për këtë ccështje. Duke përdorur të gjithë strukturën që njeh ligji për të vendosur para drejtësisë ata që kanë ndryshuar këtë vullnet. Mos harro që ka zhvillime. Do të ketë zhvillime për daljen para drejtësisë se emrave që janë konfirmuar. Ka nisur një gjë, po të shikoni pak qarkun e vlorës ccpo bëhet. Nuk mban më ujë pilafi dhe nuk mban më askush përgjegjesësi për urdhërat që dihet kush i jep./faxnews