‘Jemi të gjithë me ty’, mjekët italianë solidarizohen me Bardh Spahinë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbështetje për Bardh Spahinë edhe përtej Adriatikut.

Ish deputeti i PD-së, që ndodhet prej disa ditësh në arrest shtëpie, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shfaq disa kolegë të tij, mjekë italianë, të cilët solidarizohen me ish ligjvënësin e Shkodrës.

“Mirënjohje e thellë për kolegët e mi kirurgë të Ospedale Maggiore di Crema, Itali. Grazie mille ragazzi. A presto”, shkruan Spahia në postimin e tij.

Më 22 qershor, gjykata e Shkodrës vendosi të lërë në ‘arrest shtëpie” ish-deputetin Bardh Spahia i akuzuar për ngjarje e ndodhura 3 ditë më parë KZAZ-të e Shkodrës.

 

Zjarr Tv Ad