Jemi të shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli DYLGJERI

Jemi të shtypur, liria nuk dhurohet vullnetarisht

Shqiptaret sot jane me te shtypur se kurre me pare

ne keto 30 vite. Liria eshte dhunuar nga nje bande qeveritaresh, oligarkesh, analistesh te blere, kriminelesh, dhe nderkombetaresh qe vendosin per vendin.

Ne nje takim me shoqerine civile ju shpreha doktor Berishes se Ne jemi te gjithe Non grata.

Po shpjegohem ne keto rradhe pse Ne jemi te gjithe Non Grata?

Sepse po vidhemi cdo dite dhe nuk po marrim drejtesi. 2 vite ka SPAK qe po merret me hetimin e inceneratoreve dhe asnje mbyllje e hetimeve dhe autoreve. Nderkohe, vijojne pagesat per sipermarresit! Autoret qe sot jane ne qeli jane aq te qete aty sa po mendoje  dhe per ti vazhduar bizneset.

Kjo eshte skema gjigante e grabitjes së buxhetit në ligj e xhirim në llogari “ditën për diell!

Gjykatat kane stopuar.

Apeli prej 4 vitesh nuk gjykon ceshtjet civile. Edhe nese nuk je shpallur Non grata per te shkuar ne SHBA nuk ke mundesi financiare te udhetosh.

E ku eshte ndryshimi me doktor Berishen qe i ka mundesite financiare por nuk shkon nga shpallja Non grata ne SHBA e Londer?

Rinia ka marre me rrevan rriskun e perendimit ne pritje te konkurrime per vend pune.

Cmimet jane rritur, euro bie cdo dite. Tirana eshte bere e pa banueshme. Pallate  shume kateshe na morren frymen, plehrat pas pallateve po ashtu, lypsat jane prezent ne tavolinat e kafeneve, vrasjet e aksidentet po ashtu.

Nderkohe Oligarket nuk prononcohen. Vazhdojne te tenderojne, te ndajne fitimet me politiken, jetojne jashte qytetit ne fshatra turistike bashke me pronaret e mediave okulte. Asnje prej tyre nuk bzan, vetem shtojne pasurine…

Kjo eshte liri e dhunuar, e cunguar e mohuar.

Atehere cpresim me?

Liria nuk është dhënë kurrë vullnetarisht prej shtypësve; ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit, na meson  Martin Luter King.

Zjarr Tv Ad