30 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë 4 muaj pa marrë pagat, ndërsa prej rreth 1 muaj kjo vepër është marrë nën administrim nga shteti. Për tre paga të pa marra, inceneratori ka qenë nën menaxhimin e privatit, ndërsa muajin e fundit iu është thënë se do të paguhen nga shteti.
Siç dihet tashmë inceneratori i ka kaluar nën administrimin zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara, ndërsa kjo e fundit, ka si administrator të saj Farudin Arapin. Punonjësit pohojnë se janë zhytur ne borxhe ndërsa nese nuk marrin pagat do te bllokojne portat e inceneratorit duke penguar depozitimin e mbetjeve.
Punonjesit deklarojnë se do te protestojnë çdo ditë derisa te gjejne nje zgjidhje, ndersa kerkojne te ndërhyjnë instutucionet perkatese per t’i dhene zgjidhje situates.