Jemin Gjana kërkon LARGIMIN NGA PD të 29 anëtarëve të “Grupit të Rithemelimit”: Mbëshes vendimet e Kryesisë

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtari lartë i Partisë Demokratike, Jemin Gjana shprehet se mbështet vendimet e Kryesisë për përjashtimin e mbështetësve të Sali Berishës që organizuan Kuvendin e 11 dhjetorit.

Gjana mësohet të ketë thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se 29 anëtarët që u bënë pjesë e Grupit të Rithemelimit të PD-së, nuk mund të jenë më në këtë parti.

Grupi i Rithemelimit u themelua gjatë Kuvendit të Berishës për të zgjedhur strukturat dhe drejtuesit e rinj gjatë një periudhe tranzitore 4 mujore.

Pjesë nga deklarata e Gjanës:

Jam sot këtu se jam votuar në një institucion legal të Partisë Demokratike. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu dhe nga disa që ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj në Kuvendin e parë të PD që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks do ta quaj. Asnjëherë që nga dita e parë dhe deri sot nuk jam as në partinë e Berishës, as Selamit, as Shehut as të Bashës. Jam në PD.

Zjarr Tv Ad