“Jeni bashkë me Ramën”, Tabaku bën reagimin që nuk pritej për deputetin e Berishës, ja si reagon Belind Këlliçi: Joridë mos ashtu, që të mos filloj unë me…

0
968
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dëshmia e kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve është shoqëruar me debate mes tij dhe kryetares së komisionit Jorida tabaku.

Ka qenë kryeministri ai që i kërkoi Tabakut të mos ndërhyjë mes tij dhe Foltores, duke iu referuar pyetjeve të deputetit Belind Këlliçi. Tabaku ia ktheu duke i thënë se është e bindur që me foltoren kordinohet vetë shumë mirë.

Pjesë nga diskutimi:

Jorida Tabaku: Zoti dëshmitar komiteti i MSA-së nga parlamenti europian është në sallën ngjitur dhe kërkoj që të ulim pak zërin

Edi Rama: Amerikanët janë?

Jorida Tabaku: Amerikanët besoj se i dini vetë ju ku janë

Edi Rama: Se ju flisni në emër të amerikanëve këto kohë. Ata europianët andej të jenë me shëndet. ata kanë punën e tyre ne kemi punën tonë këtu.

Jorida Tabaku: Ulni pak tonin e zërit. Zoti këlliçi ka radhën e pyetjes

Edi Rama: Tashi të lutem shumë mes meje dhe foltores mos ndërhy!

Jorida Tabaku: Kordinoheni vetë jam e sigurt

Belind Këlliçi: Z. kryeministër rrimë bashkë ne te kjo çështja financiare se je edhe merakli

Jorida Tabaku: Bashkë jeni bashkë!

Belind Këlliçi: Joridë mos ashtu, që të mos filloj unë me… Z. kryeministër hape mikrofonin që ta bëjmë pyetje-përgjigje

Zjarr Tv Ad