“Jeni pak arrogant”, kandidatja për deputete ia thotë “troç” Ramës

0
1047
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Hana i tha Ramës se i dukej arrogant. Kryeministri iu drejtua duke i thënë se e folura troç dhe me këmbëngulje mbase duket arrogancë mirëpo ai i shkon deri në fund bindjes së tij. 

Një prej kandidateve të prezantuara nga kryeministri Rama ditën e sotme ishte dhe Albana Hana. Ajo u pyet nga Rama për defektin e kreut të PS-së. Hana i tha Ramës se i dukej arrogant. Kryeministri iu drejtua duke i thënë se e folura troç dhe me këmbëngulje mbase duket arrogancë mirëpo ai i shkon deri në fund bindjes së tij.

Rama: Çfarë s’të pëlqen tek unë?

Kandidatja: Më pëlqen që jeni i drejtëpërdrejtë…

Rama: Fol troç, mos ki asnjë frikë..

Kandidatja: Jeni i drejtëpërdrejtë, por kjo ka dhe anën e vet negative. Sepse i vendosni në ndrojtje njerëzit që keni përballë.

Rama: Shumë e butë kjo akuzë, ma thuaj pra troç..

Kandidatja: Jeni pak arrogant.

Rama: Ok, e the butë, e di që shumë e thonë këtë, mbase jam, por mendoj që ajo që mua më etiketohet si arrogancë është në fakt drejtëpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja e këmbëngulja e bindjeve të mia.

 

 

Zjarr Tv Ad