Jennifer Aniston rikthen ‘Friends’?

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mundësia për një ribashkim të aktorëve të ‘Friends’ është hedhur nga Jennifer Aniston.

E ftuar në The Late Late Show, aktorja pranoi se ajo, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow dëshironin të rikthenin serialin më popullor, por David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry nuk janë shumë dakort me këtë ide.

“Friends” përshkruan jetën e 6 miqve që jetojnë në New York.

Filmi u dha për 10 vite, nga 1994 deri në 2004. Madje i dha Jennifer, Courteney e Lisës titullin e aktoreve më të paguara televizive të asaj kohe.

Dhe duke diskutuar për rikthimin e ‘Friends’, Jennifer pranoi: ‘Vajzat thonë se gjithmonë do të donin ta bënim përsëri  por djemtë janë më pak të ngazëllyer për këtë.”

Ndërsa shtoi: “Ndaj kemi vendosur që të bëjmë The Golden Girls.”

Zjarr Tv Ad