Jennifer Garner blen shtëpi rreth 8 milionë dollarë pas divorcit me Ben Affleck

0
20

Jennifer Garner ka blerë një shtëpi të re pasi finalizoi divorcin me ish-bashkëshortin Ben Affleck në nëntor.

Aktorja e famshme u largua nga banesa që mbante me Affleck dhe zgjodhi një shtëpi në lagjen Brentwood të Los Angelos.

Ajo e bleu banesën për 7.9 milionë dollarë. Rezidenca është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka katër dhoma e 3 banjo, hapësirë e mjaftueshme për të tre fëmijët e saj Violet, 13 vjeç, Seraphina, 10 vjeç dhe Samuel, 6 vjeç, që i ka me aktorin.

Jennifer dhe Ben shitën shtëpinë e tyre të përbashkët me 9 dhoma gjumi, 14 banjo që e blenë në mars të vitit 2009.

Affleck dhe Garner u ndanë në qershor 2015 pas 10 vitesh martesë. Të dy paraqitën kërkesat për divorc pothuajse dy vjet më vonë në prill 2017. Marrëveshja e plotë për kujdestarinë e fëmijëve u arrit në nëntor të vitit të kaluar, ku Affleck doli nga qendra e rehabilitimit.