Jep deklaratën shokuese gazetari i njohur: Më ka kërcënuar me vdekje një fans i njërit prej banorëve të BBV!

0
434
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori Blendi Salaj ka thënë se ka marrë dy kërcënime me vdekje nga një fans i një prej banorëve të “Big Brother Vip”.

Ai është shprehur në “Wake up”gjatë një bisede me Enxhi Nasufin dhe Neada Muçaj se ka marrë kërcënime për shkak të gjerave që fliten aty rreth ngjarjeve më të fundit që zhvillohen brenda shtëpisë së BBV. Salaj ka thënë se kërcënimet e marra do t’i referojë në Polici.

Pjesë nga biseda:

Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici.

Neada Muçaj: A duhet bërë kjo gjë?

Blendi Salaj: A duhet kërcënuar dikush me jetë?

Neada Muçaj: Por ti në momentin që kërcënon njerëz, çfarë duhet të bëjë personi në fjalë, të rijë dje të flasë mirë? Tani ka në problem tjetër, janë tre kampe për momentin, luizatorët, ata që duan Kiarën dhe ata që duan Efin, kështu që ka një tifozeri të çmendur e cila po shpërndahet.

Zjarr Tv Ad