Jep dorëheqjen 10 ditë pasi behet kryeministër

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Belgjikë, nën goditjet e ndërkombëtares sovraniste anti emigrant dhe opozitës së socialistëve dhe të gjelbërve, zgjati vetëm dhjetë ditë aventura e qeverisë së minorancës drejtuar nga Sharl Mishel. Përballë vështirësive të dukshme dhe në rritje në gjetjen e aleancave për të miratuar projektbuxhetin që do të conte vendin në zgjedhjet e 26 majit 2019, kryeministri belg zgjodhi të jepte dorëheqjen. Vendimi u mor pas një pasditeje me shumë tension në parlamentin e vendit.

Kryeministri i cili ditët e fundit ishte në qendër të kritikave pasi shmangu të kërkonte votë besimin e parlamentit për ekzekutivin e ri, kishte ngjallur debate pas bëri apel për krijimin e një koalicioni “të vullnetit të mirë”, në mënyrë q ëtë përballej me problemet më urgjente të vendit. Por socialistët dhe të gjelbërit paralajmëruan një mocion për votëbesimin e tij.

Ajo që nisi dhe krizën e qeverisë ishte vendimi i tashmë ish kryeministrit për të firmosur Global Kompakt të OKB-së për emigrantët. Pas vendimit të tij, Marin Lë Pen dhe Stiv Banon ish këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, në 9 dhjetor ndodheshin në Bruksel me ftesë të partisë ksenofobe të ekstremit të djathtë Vlaams Belang, për të sulmuar jo vetëm kryeministrin por dhe partinë nacionaliste flaminge N-va, prej katër vitesh në qeveri me liberalët dhe kristian demokratët.
Për vendin, prej kohësh në një situatë përcarjesh sociale dhe politike, tashmë hapet një periudhë e një pasigurie të madhe, në pritje të vendimit të Mbretit i cili duhet ët menaxhojë krizën dhe në fund mund të vendosë për zgjedhje të parakohshme.

 

Zjarr Tv Ad