Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës, ja kush e zëvendëson

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja në Kadastrën e Durrësit ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës Durrës pasi sipas informacioneve, kjo i është kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame.

Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.

Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurimit për postin e drejtuesit të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër.

Zjarr Tv Ad