Jep dorëheqjen sekretarja e Sigurisë Kombëtare në SHBA

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të kufirit të Presidentit Trump, ka dhënë dorëheqjen.

Znj. Nielsen e quajti atë “një nder të jetës” punën në departament.

Lajmin e dha vetë Trump, i cili pasi e falenderoi për punën, tha emrin e ri që do ta zëvendësojë.

“Unë jam i kënaqur për të njoftuar se Kevin McAleenan, aktualisht Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve do të marrë postin e Sekretarit të Sigurisë”, shkroi në twitter Presidenti Trump.

Nielsen ka qenë përgjegjëse për zbatimin e propozimit për mur kufitar me Meksikën si dhe për ndarjen e familjeve të migrantëve.

Ajo nuk ka dhënë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, ndonëse ka konsideruar se “është koha e duhur për t’u larguar”.

 

Zjarr Tv Ad