Jepet dënimi për gjyqtarin Shkëlqim Miri, sa do qëndrojë pas hekurave

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë vendimin për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Miri.

Ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin me 4 vite burg, gjykata për shkak të gjykimit të shkurtuar në vendimin përfundimtar, e dënoi ish-gjyqtarin me 1 vit e 8 muaj burg.

Po ashtu u vendos edhe ndalimi i ushtrimit të detyrës si gjyqtar për tre vite.

Organi i akuzës ka konkluduar se rezulton e provuar përfshirja e ish-gjyqtarit në veprime antiligjore, pasi ai dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 30 mijë eurosh dhe ka dhënë një vendimin që favorizon lirimin nga burgu e një të pandehuri të dënuar më herët me 20 vjet burg.

Më konkretisht ai akuzohet se ka liruar të dënuarin me vrasje, Gentjan Doda, ku në këmbim të parave, ndryshoi akuzën në plagosje.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017, pas ngritjes së akuzave për korrupsion pasiv. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra, për të cilat tha se i kishte të të afërmve.

 

 

Zjarr Tv Ad