Jepet vendimi për pedagogun e Elbasanit, ja sa ditë do qëndrojë në burg

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë për pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi.

Pedagogu u arrestua pasi u denoncua nga një emision investigativ. Ai prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Prokurori Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tij dhe kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për të. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, vendosi ta lërë vetëm 10 ditë në burg pedagogun Himçi.

Zjarr Tv Ad