“Jepi Çezarit atë që meriton”, Musai: Edhe nëse Berisha e bën për interesa personale nuk ka asgjë të keqe sepse ka dinjitetin e vetë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Nga Ëngjëll Musai

Situata aktuale brenda partisë Demokratike

Është një parim i hershëm se si të jetë demokracia e brendshme e një partie ashtu do jetë edhe qeverisja. Kujtojmë se kështu thuhej edhe gjatë kohës kur partia socialiste ishte në opozitë dhe e nëjta gjë thuhet edhe sot.

Ky vend dhe partitë në Shqipëri kanë nevojë për demokraci të brendshme dhe sipas asaj që do reflektojë tek qytetarët për të arritur të zgjedhin qeverisjen e nesërme.

Vendimmarrjet e njëanshme pa marrë miratimin e votuesve të tu, partiakë apo militant nuk mund të kesh demokraci të brendshme në parti politike. Mendoj që ka vlera të jashtëzakonshme, nuk e kam fare qëllimin apo dëshirën tek individi Basha, Berisha, Rama apo Kryemadhi. E kam tek ajo demokraci që siç po reflektohet brenda partisë si në rastin situatës së demokratëve.

Nëse kemi në krye të partisë një individ i cili ka përqendruar në dorën e tij pushtetin dhe emëron kryebashkiakë të inkriminuar dhe deputetë të inkriminuar, përgjegjësia kujt i takon? I takon atij, pra një individi sepse i ka bërë emërimet pa u konsultuar me askënd. Pasojat ja tek janë, pasojat janë që vendi me problem.

 

Në këtë aspekt edhe vendimarrja e Berishës për të rithemeluar PD-në pas shpalljes non-grata, mua më duket një vendim totalisht i drejtë, pa marrë parasysh nëse po e bën për interesa persona nuk shoh asgjë të keqe këtu sepse edhe ai ka dinjitetin e vetë. Jepi Çezarit atë që meriton, aq përgjegjësi sa mund të mbajë.\Fax Web

Zjarr Tv Ad