“Jepni dorëheqjen sot”, Xhaferaj kundër Bashës: Berisha nuk është zgjidhje

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes”. Kështu u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj gjatë debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Për të disatën herë, Xhaferaj i kërkoi Bashës të largohet duke e konsideruar dorëheqjen e tij rrugën e zgjidhjes së krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike.

“Ndoqa me vëmendje të gjithë diskutimet e deritanishme nisur që nga dy zv/kryetarët Tabaku dhe Alibeaj dhe të gjithë janë në kohezion duke thënë që ju duhet të bëni një hap pas. Ndërsa ju z. Basha keni deklaruar disa herë që jeni në dispozicion të PD për një zgjidhje.

Të jesh në dispozicion të PD për zgjidhje do të thotë që ju duhet të jepni dorëheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite që drejtoni opozitën.

Si kudo në perëndim mbas humbjes, që në ditën e parë të daljes së rezultatit, kryetarët japin dorëheqjen. Pra, jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes”, u shpreh deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj.

Ndërkohë ai ka thënë që as rikthimi i Berishës në krye të PD-së nuk është një zgjidhje.

Zjarr Tv Ad