Jerina Dushmani, princesha e ëndrrave që shkaktoi luftë midis princave më të fuqishëm shqiptarë

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

“Një përgjakje e rëndë ndodhi në dasmën e Mamicës. Në dasmë ishte e ftuar gjithashtu edhe Jerina e Lekë Dushmanit, një tjetër feudal nga Zadrima. Jerina ishte e njohur në të gjitha malësitë për bukurinë e saj të rrallë.

(Sipas librit: “ Lekë Dukagjini, Princi i Përfolur” Tonin Çobani dhe “Fan Noli”)

 

Të dy Lekët, Zaharia dhe Dukagjini,  i kërkuan babait të Jerinës, Lekë Dushmanit, dorën për martesë. Thuhet se Jerina përballë të dyve nuk hezitoi të zgjidhte Lekë Zaharinë e urtë, përballë të egrit dhe të fortit Lekë Dukagjini.  Këtij të fundit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të rrëmbente armët për të vënë në vend nderin e humbur…. Në një luftim të ndodhur në dasmë, Lekë Dukagjini mbeti i plagosur, dhe shpëtoi vetëm me ndërhyrjen e Vrana Konti.

Dy vjet më vonë, në 1447, Lekë Zaharia u vra në një pritë dhe Lekë Dukagjini u akuzua për këtë vrasje. Dokumentet origjinale veneciane tregojnë se kjo vrasje ka ndodhur në 1444.  Sipas kronikan Venetas Stefano Magno, ishte Nikoll Dukagjini, i cili vrau Lekë Zaharian në betejë, dhe jo Leka siç thuhet nga Marin Barleti.

Përplasja e tre Lekëve: Lek Dushmani – Lek Zaharia – Lek Dukagjini

Emri Lekë, është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), një emër shumë i përhapur ndër fiset shqiptare të veriut deri në hapësirat e Rrafshit të Dukagjinit e më tej. Lekë Zaharia Lekë Zaharia (? – 1445), ka qenë një fisnik shqiptar nga familja Zaharia. Ai ishte biri i vetëm i Koja Zaharias dhe Bosa (ose Bosha), e cila kishte gjithashtu edhe një vajzë, Bolja, që e quajti djalin e saj Koja sipas babait të saj. Lekë Zaharia ishte pjesë e fisnikërisë arbërore, një nga themeluesit e Lidhje e Lezhës dhe bashkëluftëtar i Skënderbeut.

Ai mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe qe anëtar i Lidhjes Shqiptare që doli nga ky kuvend, deri sa u vra më 1445, nga rivali i tij Nikollë Dukagjini. Vrasja e Lekë Zaharisë, i cili nuk kishte trashëgimtar, ngriti çështjen e trashëgimit të qytetit të rëndësishëm dhe zotërimeve të tij të Dejës.

Venediku, duke bërë për vete nënën e të vrarit, u përgatit për të vënë dorë mbi këtë qendër të rëndësishme doganore. Skënderbeu dërgoi pranë saj Vrana Kontin për ta bindur që ta vinte qytetin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Pushtimi i qytetit nga venedikasit dhe lajmet diskredituese që kishin përhapur ata se Skënderbeu kishte gisht në vrasjen e Lekë Zaharisë, u bënë shkak për shpërthimin e luftës që ndërmori Lidhja e Lezhës kundër sundimit të Venedikut mbi qytetet shqiptare.

Sipas Marin Barletit, në 1445 gjatë ceremonisë së martesës së motrës së Skënderbeut Mamica Kastriotit, ai pati një grindje me Lekë Dukagjini.

Arsyeja e kësaj grindjeje ishte një grua me emrin Irenë Dushmani, nga familja fisnike e Dushmanëve.

Si duket ajo preferoi Lekë Zaharian, gjë e cila nuk u pranua nga Dukagjini.

Në një luftim të ndodhur në dasmë, Lekë Dukagjini mbeti i plagosur, dhe shpëtoi vetëm me ndërhyrjen e Vrana Konti.

Dy vjet më vonë, në 1447, Lekë Zaharia u vra në një pritë dhe Lekë Dukagjini u akuzua për këtë vrasje. Dokumentet origjinale veneciane tregojnë se kjo vrasje ka ndodhur në 1444.

Sipas kronikan Venetas Stefano Magno ishte Nikoll Dukagjini, i cili vrau Lekë Zaharia në betejë, dhe jo Leka siç thuhet nga Marin Barleti.

Stefano Magno gjithashtu deklaroi se, para se të vdiste, Lekë Zaharia ka shprehur dëshirën që prona e tij duhet t’i dorëzohet Republikës së Venedikut.

Lekë Dukagjini

Për herë të parë Lekë Dukagjini, djali i Pal Dukagjinit, shfaqet në dokumentet e kohës me rastin e asaj që quhet Beteja e Muzakinës, në 1445. Një vit pasi kishte arritur të mblidhte princërit shqiptarë në Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti vendosi të konsolidojë pushtetin e tij në Shqipërinë e Mesme, duke martuar të motrën, Mamicën, me Muzakë Topinë, zot i kalasë së Petrelës dhe i një territori të gjerë në Shqipërinë e Mesme, që vinte që nga Durrësi deri në afërsi të Krrabës së sotme. Dukagjinët ishin zotër të Shqipërisë verilindore. Thuhet se qyteti i tyre, tani i zhdukur, me emrin Ulpiana, ishte një ndër më të zhvilluarit në Shqipërinë mesjetare.

I ati, Pal Dukagjini, kishte nënshkruar Besëlidhjen e Lezhës të 1444, dhe ishte rreshtuar me trupat e tij në krah të Skënderbeut. Pal Dukagjini dhe i vëllai, Nikollë Dukagjini, kishin vënë në dispozicion të Besëlidhjes 5 mijë trupa, nga 15 mijë që ishte ushtria e arbërorëve në atë kohë. Trupat e dukagjinëve kishin marrë pjesë edhe në betejën e Torviollit, që në atë kohë ishte komanduar nga Topiajt. Leka kishte edhe një vëlla, Palin.

Legjenda thotë se e pat verbuar në mënyrë që të mos e kishte rival në zotërimin e fronit të Dukagjinëve. Kishte dhe dy motra, Rozën e bukur, për të cilën ende këndon eposi sllav dhe Marien, e martuar më vonë me Gjon Muzakën e Beratit. Vetë Leka ishte nga nëna nip i Arianit Komnenit, Gjergj Golemit, pra kushëri i parë me Donika Kastriotin.

Një përgjakje e rëndë ndodhi në dasmën e Mamicës, që Noli dhe Barleti thonë se është bërë diku në Muzakinë, që i përgjigjet krahinës së sotme, diku mes Krujës dhe Durrësit. Këtu ishte i ftuar edhe Lekë Zaharia, zot i Danjës (Dejës së sotme) dhe i Shasit. Në dasmë ishte e ftuar gjithashtu edhe Jerina e Lekë Dushmanit, një tjetër feudal nga Zadrima. Jerina ishte e njohur në të gjitha malësitë për bukurinë e saj të rrallë. Të dy Lekët i kërkuan babait të Jerinës, Lekë Dushmanit, dorën për martesë.

Thuhet se Jerina përballë të dyve nuk hezitoi të zgjidhte Lekë Zaharinë e urtë përballë të egrit dhe të fortit Lekë Dukagjini. Jerina (Irena) Dushmani Këtij të fundit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të rrëmbente armët për të vënë në vend nderin e humbur.

Dueli mes dy Lekëve përballë Jerinës degjeneroi në një masakër të vërtetë.

Noli e cilëson me termat beteja homerike e Muzakinës. 105 të vrarë dhe afër 200 të plagosur shënon Fan Noli në historinë e tij të Skënderbeut.

Në dyluftim, Lekë Dukagjini mbeti i plagosur nga Lekë Zaharia. Dy njerëzit që ndërhynë për të ndarë sherrin e madh, që të dy njerëz të afërt të Skënderbeut, Vrana Konti dhe Vladan Gjurica ky i fundit nip i Skënderbeut mbetën të plagosur, i pari në krah dhe i dyti në kokë. Në ato momente të përgjakura, Skënderbeu shëtiste me çiftin e porsamartuar dhe kur i mbërriti lajmi i betejës vrapoi me një frymë të zbuste gjakrat.

Lekë Dukagjini, që ndërkohë ishte plagosur rëndë prej Lekë Zaharisë, u tërhoq.

Jerina u martua me Lekë Zaharinë dhe të dyja palët u tërhoqën në heshtje, duke dhënë fjalën se kjo punë nuk mbyllej me kaq.

Në 1446, Pal Dukagjini plak vdiq, duke lënë në dorë të Lekës zotërime të gjera, mbase më të gjera se ato të vetë Skënderbeut. Lekë Dukagjini, me karakterin e tij të rrëmbyer duhej marrë kështu në konsideratë. Aq më shumë që me martesën e Skënderbeut me vajzën e hallës së Lekës, Donikën, të dyja familjet u lidhën edhe me krushqi.

Legjenda thotë se Skënderbeu e thirri Lekën për të ndarë kufijtë diku në territoret e Mirditës, zotërimi i së cilës ishte i diskutueshëm mes të dyve. Që të dy duhet të zinin be që toka ku shkelnin ishte e Lekës.

Leka zuri e zuri be gjatë gjithë kohës që toka e Mirditës, ku ata po shkelnin, ishte tokë e tija. Në fakt, ai i kishte mbushur opingat e tij me dhe nga shtëpia e vet dhe kështu që beja para Zotit nuk ishte e rrejshme.

Kështu qëlloi që Mirdita të mbetej në dorë të Lekës. Të paktën kështu rrëfen legjenda.

(Vallja e Shpatave – Mozaik Dyluftimi i dy Lekëve)

Shkak për dyluftimin e dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit. Dhe ashtu bëri. Por dueli u kthye në një betejë të përgjakshme ndërmjet eskortave që të dy princërit kishin mbas vetes në dasmën e Kastriotëve me Topiajt.

Si shkruan Noli, “njëqind e pesë të vdekur dhe pothuajse dyqind të plagosur kishte mbushur fushën e betejës” kur Kont Urani, nip i Simon Altisferit, dikur zot i Shqipërisë (Lekë Zakaria trashëgonte si mbiemër të dytë Altisferi) dhe Vladan Juriçi, nip i Skënderbeut arritën të qetësonin gjakrat. Madje duhet thënë se ndërhyrja e tyre u bë e mundur, pasi Lekë Dukagjini mbeti i plagosur prej Lekë Zakarisë, ndërkohë që Kont Urani dhe Vladan Juriçi, gjithashtu, ishin plagosur, i pari në krah dhe i dyti në kokë, gjatë ndërhyrjes së tyre të pasuksesshme kur beteja e të dy rivalëve dhe oborrtarëve të tyre po shkonte keq për Lekë Zaharinë. Si mund të kuptohet, Skënderbeu nuk ndodhej në dasmë kur Lekët u përleshën njëri me tjetrin.

Ai ishte larguar, së bashku me çiftin e sapomartuar, duke shëtitur rrethinave të Muzakinës, por kur mori vesh ngjarjen shpejtoi për t’i pajtuar të dy princërit e armiqësuar, duke respektuar, gjithashtu, zgjedhjen e Jerinës, pra, Lekë Zakaria ka fituar duelin dhe, së bashku me duelin, edhe Jerinën. Ndërsa Lekë Dukagjini, përveç plagëve që do t’i shërohen shpejt, pranon një duel të humbur me princin e Dejës dhe heq dorë nga kërkesa për princeshën Jerina.

Këtë variant tregimi e ka sajuar Fan Noli për t’i dhënë ngjyrë alla shqiptare duelit të dy Lekëve, por lexuesi i sotëm mund ta mendojë si një duel të zakonshëm midis dy fisnikësh të rinj mesjetarë për të fituar dorën e një princeshe të merituar për nga sëra dhe bukuria, siç ndodhte atëherë kudo në oborret princërore të Evropës, edhe fakti, që në këtë duel u përfshinë eskortat shoqëruese të të dy princërve, nuk është ndonjë gjë e pazakontë, me përjashtim të shifrave të të lënduarve, që duken mjaft të ekzagjeruara. Sidoqoftë, dueli i të dy Lekëve ka domethënien e paritetit ndërmjet princërve shqiptarë, pavarësisht nga zotërimet e tyre dhe vendi që zinin në hierarkinë e Lidhjes së Lezhës.

Pas këtij tregimi, tipik kalorsiak, që të kujton se aventurat e Lançelotit për motivin shkakësor të duelit, aq edhe aventurat e Don Kishotit për bilancin tragjik të përfundimit të tij, kureshtja e lexuesit, me të drejtë, kërkon të plotësohet me ngjarjet dhe bëmat, që ka kaluar Lekë Dukagjini deri në moshën 35 vjeçare kur u bë objekt i penës së historianëve të kohës së tij dhe të mëpastajmë. Dhe lexuesi duhet të marrë me mend se për këtë periudhë mungojnë thuajse tërësisht dokumentet e drejtpërdrejta, prandaj do të ketë durimin të ndjekë hap pas hapi arsyetimin tonë, që rrjedh nga interpretimi i të dhënave të qëmtuara andej këndej nëpër faqet e shkruara nga kronikanët apo historianët e shek. XV e të mëpastajmë.

Diku në jug të Prishtinës është Ulpiana, qyteti ku lindi dhe kaloi rininë e vet princi trashëgimtar i Dukagjinëve, Leka. Ulpiana përshkruhet nga historianët si një vend përrallor, është një Atlanta në gadishullin Ballkanik, jetëgjatësia e secilës nuk mbush një shekull, për të mbetur vetëm si një përfytyrim ideal i një qytetërimi arbëror, dhe, pikërisht, për këtë arsye, u shkatërrua nga osmanlinjtë, të ndihmuar, sigurisht, edhe nga fqinjët ziliqarë, pas largimit prej saj të princit Lekë Dukagjini, që u detyrua të strehohej maleve të principatës së vet. Ulpiana qe afërsisht e Lekës. Duket se i ati, Pal Dukagjini, e ndërroi atë qytet pranë ose mbi monumentet e rrënuara të një qyteti të lashtë ilir, të quajtur Ulpiana, për të përsëritur lavdinë e dikurshme të tij, që në analet e kohëve antike quhej “urbs splendidissima”.

 

Zjarr Tv Ad