‘Jeto i lirë, jeto i lumtur’, Gjykata në Francë vendos kundër mbajtjes së maskave

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të hapura, që ishte vendosur në Paris është rrëzuar nga një gjykatës. Në vendimin e dhënë u tha se detyrimi për maskat është një shkelje e rëndë e lirive të qytetarëve.

Gjykata Administrative e Parisit vendosi kundër politikës së maskimit të enjten, sipas AFP, duke hedhur poshtë urdhërin si “një shkelje te tepruar, joproporcionale dhe e papërshtatshme e lirisë personale”. Vendimi zbatohet jo vetëm për qytetin e Parisit dhe 2.1 milionë banorët e tij, por për shtatë departamente të tjera në rajonin më të gjerë të Parisit, ose rreth 12 milionë njerëz në total.

Rregulli për maskat në natyrë u rikthye pas rritjes së infektimeve ditore në Francë. Megjithëse zyrtarët lokalë ende nuk i janë përgjigjur vendimit, Florian Philippot – një kritik i zëshëm i politikave të qeverisë për pandeminë që kryeson Partinë e krahut të djathtë, brohoriti vendimin në një postim në Twitter, duke thënë “Jeto i lirë” dhe “jeto i lumtur!”.

Zjarr Tv Ad