Jetoi vetëm një ditë të lumtur gjatë 130 viteve! Tani shuhet mes lutjeve

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua, që zyrtarët e qeverisë ruse, besojnë se është personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, ka vdekur në heshtje, duke u lutur.

Koku Istambulova, e mbijetuar nga represioni i Stalinit kundër popullit çeçen, do ishte 130 vjeçe në muajin qershor sipas të dhënave të pranuara nga fondi i pensionit shtetëror të vendit.

Ajo ishte më e vjetër se një grua e shënuar në Librin e Rekordeve të Rusisë, e cila vdiq muajin e shkuar, me sa duket 128 vjeçe, thanë zyrtarët.

Koku shkaktoi habi vitin e kaluar duke thënë se kishte jetuar vetëm një ditë të vetme të lumtur gjatë jetës së saj të gjatë – kur hyri në shtëpinë që ndërtoi me duart e veta pas kthimit nga mërgimi në Kazakistan.

Nipi i saj Iliyas Abubakarov tha se po hante një darkë të zakonshme më 27 janar në shtëpinë e tyre në një fshat në Çeçeni.

“Ajo po bënte shaka, po fliste. Pastaj, papritmas u ndje keq. U ankua për dhimbje gjoksi.

Ne thirrëm mjekun, që na tha se i kishte rënë presioni i gjakut. Ata nuk arritën ta shpëtojnë. Ajo vdiq në një mënyrë të qetë, plotësisht të ndërgjegjshme, duke u lutur “.

Ajo është varrosur në fshatin e saj Bratskoe, ku jetonte me 5 nipër e mbesa dhe 16 stër-nipër dhe stër-mbesa.

E fesë myslimane, ajo lindi para kurorëzimit të carit të fundit Nikolla II, ndërsa i mbijetoi Bashkimit Sovjetik.

Data e lindjes së saj u pretendua të ishte 1 qershor 1889 – kur Mbretëresha Viktoria ishte në fron në Britani. Ajo që dihet saktësisht është viti i lindjes dhe jo data.

Në dëshminë e jashtëzakonshme vitin e kaluar në një televizion, ajo foli emocionalisht për ditët e tmerrshme kur populli i saj çeçen u deportua në masë nga Stalini në stepat e Kazakistanit 75 vjet më parë.

Ajo tha se si vdiqën njerëzit në vagonët e trenave dhe trupat e tyre u hodhën rrugëve duke i ngrënë qentë e uritur.

“Ishte një ditë e keqe, e ftohtë dhe e zymtë“, tha ajo për mëngjesin e shkurtit në vitin 1944, kur i gjithë kombi u dëbua nga atdheu i maleve në Trans-Kaukaz.

 

Zjarr Tv Ad