Zv/Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka folur për situatën politike dhe për situatën me zjarret në vendin tonë.
I pyetur për apelin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi Bashës dhe Ramës të fusin në parlament emra të pastër, Petrit Vasili refuzoi të jepte një koment, duke thënë prerazi se ai nuk komenton mbi komentin e ambasadores pa e lexuar më parë deklaratën.
“Jo se kam parë një deklaratë të tillë. Nuk kam asnjë koment për asnjë gjë që nuk e lexoj vetë. Koment mbi komentin se bëj dot. Nuk e kam lexuar këtë deklaratë. Nuk kam asnjë koment për këtë, fare. S’kam asnjë koment për komentin e Ambasadores. Nuk mund të komentoj diçka që se kam lexuar”, tha Vasili.
Teksa fliste për situatën me zjarret në vendin tonë, Vasili kritikoi ashpër Ramën që përdor helikopterët per transportin e tij, në vend që të përodrën për të shuar flakët.
“Autoritetet tona thonë kemi 12fishuar kapacitetet. Keni parë 12fishim të kapaciteteve? A mund ta justifkoni që shfaqet vetëm një helikopter para disa ditësh. Në Greqi, Turqi kemi parë një flotë ajrore për të vënë në kontroll situatën. 7 ditë digjet Vlora, dhe asnjë ndërhyrje. Kur qerasti i Tërmetit, përgjigja e Olta Xhaçkës ishte ‘jemi të përgatitur si kurrë më parë’. Helikopterët dreqi ta hajë marrin kryeministrin dhe e çojnë në Himarë, në vend që të shërbejnë për zjarrin. Ai ka një makinë 500 mijë euro që mund ta çojë. Një drejtor i emergjencave që thotë kisha çështje familjare. Kryeministri pas disa ditësh ka hedhur një video. Është një nga emergjencat më të rënda të zjarreve. Kjo është minimumi. Po bëjmë rrugë që vete 20 milionë euro km rrugë. E keni shumë aktiv kryeministrin që t’i çajë dërrasat qytetarëeve për mini-Schengen dhe nuk vepron teksa vendi digjet”, deklaroi Vasili.
Më tej, Vasili sulmoi dhe Olta Xhaçkën, e cila para disa kohësh kur ishte Ministre e Mbrojtjes deklaronte se kapacitetet e ndërhyrjes për emergjenca civile janë 12fishuar.
“Situata në Vlorë ka precipituar në pjesë të madhe të vendit. Natyriosht që në një situatë të tillë duhet ndërhyrje e menjërshme, e fortë. Shikojmë një situatë dramatike. Vetëm 4 ditë më parë kemi parë në Karaburun një helikopter të vetëm. Shqipëria ka blerë në 2009/13 6 helikopterë me pajisje të fundit. 4 ishin ushtarake dhe 2 për emergjencat civile. Ju e shihni vete si është mobilizimi. Ne si qytetarë jemi të neveritur që kemi përballë një qeveri që vetem gënjen. 3 vjet më parë, Ministrja Xhaçka demontroi si helikopteri do të kishte kovat me ujë. U dha garancia që ishin 12 fishuar kapacitetet për situata emergjente. Përpara zjarrit nuk ka preferenca politike. Drejtori i Emergjencave thotë unë kam çështje familjare. Më e pakta të japë dorëheqjen. Është e njëjta Ministre, e cila kur Presidenti ngrinte shqetësime, dërgonte letra të gjata ironike. Gënjejnë njerëzit. Kapacitetet janë mizerabël. Drejtori i Emergjencave fliste për kamza, sharra, ndërkohë mund të mësojmë nga fqinjët tanë si ndërhyet për zjarret. Humbin mijëra hektarë pyje, kullota dhe për fat të keq kishte dhe një viktimë” tha ai.