Jo vetëm Fabregas, edhe Henry mund të jetë pjesë e Comos

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Comos zyrtarizoi pak ditë  më  parë  marrveshjen me ish futbollistin e kombëtares spanjolle Cesc Fabregas.

Kjo goditje i ka bërë  tifozët të  ëndërrojnë  dhe këtë  e treguan edhe me enutziazmin me të  cilin pritën spanjollin ditën që  firmosi kontratën. Megjithatë  duket se lajmet e mira për skuadrën e Serie B nuk ndalen me kaq.

Ish futbollisti i kombëtares franceze Thierry Henry mund të  bëhet pjesë  e Comos, natyrisht jo si futbollist. Ish sulmuesi i Arsenalit, Barcelonës etj, është  i interesuar të  blejë  një  pjesë  të  aksioneve të  klubit. Pritet që  në  ditët në  vijim ai të  prezantoj kërkesën e tij tek drejtuesit e klubit.

Henry nuk është  rasti i vetëm kur një  ish futbollist blen aksione apo edhe një  klub të  tërë . Një  gjë  të  tillë  e kanë  bërë  më  herët Beckham, Ronaldo etj.

Zjarr Tv Ad