Jo vetëm festë, Krishtlindjet sjellin edhe depresion

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Atmosfera festive e muajit dhjetor ku gjithçka vezullon, për shumë kënd sjell lumturi dhe gëzim.

Për Krishtlindje, apo Vitin e Ri, shijojmë në maksimum dhuratat, mbledhjet familjare dhe takimet me miqtë.

Por kjo nuk vlen për të gjithë. Pas gëzimit dhe haresë që sjellin festat, fshihet diçka më e thellë. “ Bëhet fjalë për që quhet “ Krishtlindja blu”, ose ndryshe depresioni i Krishtlindjeve.

Sipas studiuesve, bëhet fjalë për një lloj depresioni që shoqërohet nga simptomat tipike të ankthit, pagjumësisë dhe lodhjes kronike.

Profesori i psikiatrisë, Maurizio Pompili thotë se nga fryma negative e Krishtlindjeve, preken dy tipe njerëzish.

Ata që vuajnë nga çrregullimi emocional sezonal, që lind në fund të vjeshtës dhe fillim të dimrit deri në pranverë dhe që mund të përsëritet gjatë viteve.

Po ashtu, i ftohti dhe reduktimi i orëve të dritës mund të shkaktojë depresion, përkeqësuar nga euforia njerëzore dhe pritjet e tepërta gjatë Krishtlindjeve.

Ata që vuajnë nga çrregullimi bipolar nuk janë aspak të lumtur nga ardhja e muajit dhjetor.

Bëhet fjalë për njerëz me ekuilibër shumë preçiz, që duan ritëm të rregullt dhe gjumë të mjaftueshëm.

Gjatë festave flemë më pak dhe atmosfera e përgjithshme mund të shkaktojnë gjendje depresive.

Zjarr Tv Ad