Jo vetëm Interi, Xhakën e kërkojnë edhe në Spanjë

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Granit Xhaka mund të bëhet pjesë e La Liga duke nisur që prej sezonit të ardhshëm.

Nuk bëhet fjalë për një skuadër të dorës së dytë, por gjigantin e Madridit, Atleticon e Madridit. Skuadra “Los Colcheoneros” kërkon një zëvendësues të Rodri që është i lidhur me një kalim te Manchester City dhe parametrave të tij i afrohet mesfushori me origjinë shqiptare i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

26 vjeçari duket se është lodhur me qëndrimin e tij në “Emirates Stadium” dhe mundësia për të firmosur me Atleticon shihet si një opsion mjaft i mundshëm. Por sipas “Mundo Deportivo”, Xhaka nuk është alternativë e parë për Atleticon, që është e gatshme të paguajë rreth 50 milionë euro për mesfushorin e Realit të Madridit, Marcos Llorente.

Atletico Madrid nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur interes për Xhakën, pasi për shqiptarin ka shfaqur interes edhe skuadra e Interit.

 

Zjarr Tv Ad