Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko akuzon sa kryeministrin Edi Rama, dhe Sali Berishën e Ilir Metën.
Sipas tij, Të tre krerët e politikës në Shqipëri, janë bashkë, ashtu siç deklaronte dikur Lulzim Basha, duke i quajtur si “trekëndëshi i Bermudës”.
Në emisionin “Opinion”, Bejko tha se Berisha është ortak me socialistës, madje shtoi se familja e tij ka marrë plot 61 leje ndërtimi për pallate të larta në Tiranë.
“Jo vetëm vulën, do marrim edhe selinë. Selinë e kanë sot se i ndihmon Edi Rama. Edi Rama e ka shtetin, të shkojë aty dhe të lirojë selinë. Secili demokrat ka bërë zgjedhjen e tij. PD jemi ne! PD nuk është pronë e Sali Berishës. PD është e amerikanëve, është e shqiptarëve. Sal Berisha të ndërtojë partinë e non-gratës. Është hera e parë në pluralizmin shqiptar që krijohet një mur i lartë rezistence nga Sali Berisha, dhe Sali Berisha nuk largohet nga partia.
Ata janë bashkë, ka 61 leje që ka marrë familja e non-gratës. Tregun ushqimor kush e ka? Unë e kam? Janë ortak bashkë”, tha ndër të tjera Bejko.