Joe Biden fton Kosovën në Samitin e Demokracisë, Osmani publikon ftesën

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se Kosova është ftuar zyrtarisht në Samitin për Demokraci që do të zhvillohet në dhjetor të këtij viti në SHBA. Osmani ka publikuar ftesën e presidentit amerikan Joe Biden dhe thotë se është e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do të prezantoj të arriturat dhe sfidat e vendit.

Kosova nuk ishte ndër vendet e ftuara në Samit, sipas një liste të publikuar në një gazetë amerikane disa ditë më parë.

Postimi plotë i Osmanit:

Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.

Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden.

Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore.

Zjarr Tv Ad