Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur në një konferencë për shtyp për takimin me presidentin rus Vladimir Putin, takim i mbajtur sot në Gjenevë të Zvicrës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “jam me Amerikën jo kundrë Rusisë”.
Në fjalën e tij Biden paralajmëroi pasoja “shkatërruese” për Rusinë në rast se lideri opozitës ruse Alexei Navalny, ndërron jetë.
“Rusia po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si një fuqi botërore. Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme. Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, u shpreh Biden.
Presidenti amerikan tha para gazetarëve se ishte e rëndësishme që të takohej personalisht me Putinin në mënyrë që të mos kishte keqinterpretime më pas me deklaratat e tij.