John Williams u nderua me Çmimin e karrierës

0
627
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompozitori John Williams, autori i muzikës për filmat “Star Wars”, “Jaws”, “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”, është fitues i Çmimit së Karrierës së Institutit Amerikan të Filmit.

Williams (84-vjeç), i cili është pesë herë fitues i çmimit Oscar, është prezantuar me çmimin nga regjisori Steven Spielberg në një darkë gala në Los Angeles në mbrëmjen e të enjtes.

Pas Walt Disney, Williams mban rekordin për shumicën e nominimeve për çmimin prestigjioz të filmave të Oscar, referon BETA.

360523bc.522x371

Ai ishte kompozitori i parë i cili u nderua me Çmimin e karrierës ose Lifetime Achievement, që akordohet prej Institutit Amerikan të Filmit. Më shumë se gjashtë dekada zgjat karriera e John Williams gjatë së cilës ka krijuar muzikë për 150 filma.

Ai është i njohur për bashkëpunimin e tij me Spielberg në filma për të cilat ka marrë një Oskar. (b.an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad