Johnson fiton zgjedhjet në Britani

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boris Johnson ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, duke i dhënë partisë së tij një mandat të qartë për Brexit në muajin e ardhshëm.Sipas rezultateve të deritanishme Partia Konservatore ka arritur të sigurojë 363 vende në Parlament, ndërsa Laburistët e Jeremy Corbyn kanë siguruar 203 vende.

Johnson tha se partia e tij ka siguruar mandat të fuqishëm për të përfunduar Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Jo vetëm kaq, por edhe ta bashkojmë vendin dhe ta çojmë përpara. Mendoj se këto janë zgjedhje historike që na japin mundësinë të respektojmë vullnetin e qytetarëve, ta ndryshojmë këtë vend për më mirë dhe të hapim potencialin e të gjithë qytetarëve të tij”, shtoi Johnson.

Kryeministri tha gjithashtu se ai do të udhëheqë një “qeveri të një kombi” për të gjithë njerëzit. Përmes një postimi në Twitter, ai i falënderoi qytetarët britanikë dhe tha: “Jetojmë në demokracinë më të madhe në botë”.

Zjarr Tv Ad