Johnson i kërkon BE-së shtyrjen e Brexit-it

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar Bashkimit Evropian, të vonojë Brexitin pasi parlamenti britanik shtyu një vendim për të mbështetur marrëveshjen e tij të divorcit nga BE-ja.

Por zoti Johnson gjithashtu bëri të qartë se ai personalisht kundërshton vonimin e daljes së Britanisë, të planifikuar për 31 tetor.

Në letrën e nënshkruar nga kryeministri Johnson, argumentohet se një vonesë do të “dëmtonte interesat e Britanisë dhe partnerëve tanë në BE”.

Dje kryeministri Johnson u tha ligjvënësve se “vonesa e mëtejshme do të ishte e keqe për këtë vend, e keqe për Bashkimin Evropian dhe e keqe për demokracinë”.

Një orë para afatit kohor, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha në Twitter: “Kërkesa për shtyrjen e Brexitit sapo ka mbërritur. Tani do të filloj të këshillohem me udhëheqësit e BE-së se si të reagojmë”.

Në një seancë të rrallë të fundjavës në parlament, ligjvënësit votuan 322-306 për të mos pranuar miratimin e tyre për marrëveshjen e Brexit derisa të miratohet legjislacioni për zbatimin e tij.

Zjarr Tv Ad