Johnson letër KE-së: Kufiri me Irlandën, antidemokratik

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria britanike propozon që kufiri me Irlandën të mos jetë pjesë e marrëveshjes Brexit, por të zgjidhet nga palët me zotime politike pas fundit të 2020-ës. Boris Xhonson përsëriti të hënën se vendi i tij do të dalë nga BE më 31 tetor nëse nuk ka marrëveshje. Por opozitarët po mendojnë ta shmangin këtë skenar duke propozuar një mocion që mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, mendon se marrëveshja aktuale për Brexit është antidemokratike, veçanërisht çështja e kufirit me Irlandën.

Në një letër drejtuar të hënën Këshillit Europian, kreu i ekzekutivit sqaroi se kufiri i dakordësuar vitin e kaluar dhe i kundërshtuar tri herë nga parlamenti, rrezikon paqen në provincën e Irlandës Veriore.

“Propozoj që kufiri të zëvendësohet me zotime, për ta shtyrë sa më gjatë në kohë zbatimin e marrëveshjeve alternative doganore,” theksoi Xhonson.

Sipas tij, në kufijtë mes dy vendeve fqinje nuk duhet të ketë barriera ose pika kontrolli edhe për arsye historike.

Letra erdhi pas një telefonate të gjatë me homologun irlandez, por palët nuk gjetën mirëkuptim dhe pritet të takohen në fillim të shtatorit.

Ndërkohë, të mërkurën Xhonson do të udhëtojë në Gjermani për një takim me kancelaren Angela Merkel, ndërsa një ditë më pas do të jetë në Paris përkrah presidentit Emanuel Makron për një kompromis të mundshëm.

Xhonson ka përsëritur se edhe pa marrëveshje, vendi i tij është gati të dalë nga Bashkimi Europian më 31 tetor.

Por opozita britanike në dy javët e para të shtatorit pritet të propozojë një mocion mosbesimi kundër qeverisë së Xhonson, për të ndalur Brexit.

Sipas laburistëve, skenari më optimal për zgjidhjen e krizës do të ishte shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Zjarr Tv Ad