Jonida Maliqi në tapetin portokalli të Eurosong 2019

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jonida Maliqi dhe flamuri shqiptar kanë prekur tapentin portokalli të edicionit të 64 të Eurovision Song Contest 2019, që po zhvillohet në Tel Aviv. Mbrëmja e djeshme i është kushtuar parakalimeve përpara mediave dhe admiruesve të 41 këngëtarëve dhe ekipeve nga 41 vende pjesëmarrëse në garë, të cilët kanë dhënë edhe intervista mbi ndjesitë e këtij festiali, komente mbi simbolikën e veshjeve, mesazhet që këngët përcjellin.

Jonida u shpreh: “Gjithçka është e mrekullueshme këtu. Jam kaq e lumtur dhe faleminderit Eurovision, falemnderit Izrael!…”

Jondia ka shpjeguar edhe fustanin si ylber që ka veshur për këtë natë, stilizuar nga stilisti Ardi Asllani, stilist që ka fantazuar edhe fustanin skenik të Jonidës në Eurovision.

“Nëse jeta është blu ju mund të zgjidhni një tjetër ngjyrë nga ylberi. Shijon vizionin tënd, jetën, sepse jeta është të pëlqesh një ylber.”

Pyetjes se cfarë mesazhi të fortë sjell kënga “Ktheju Tokës”, Jonida Maliqi i është përgjigjur: “Është këngë rreth emigracionit, për çdonjerin nga ne. Por nuk është personale, është globale. Mos harro veten, mos harro rrugët, familjen, identitetin. Ky është mesazhi. Jam kaq e prekur, kaq krenare, që përfaqësoj Shqipërinë në skenën e Eurovizionit.”

Kënga “Ktheju Tokës”, shkruar dhe kompozuar nga Eriona Rushiti e kënduar nga Jonida Maliqi, fituesja e Festivalit të 57 në RTSH do të konkurrojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision Song Contest 2019, në datën 16 maj e do të jetë e 14 në garë, e kësisoj do të përmbajë edhe kodin 14 për gjithë televotuesit shqiptarë kudo ku ndodhen nëpër botë. E që kanë mundësinë ta ndjekin festën më të madhe europiane të këngës përmes valëve të RTSH në datat 14-16 dhe 18 maj kur është nata finale.

 

Zjarr Tv Ad