Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur për 11 urdhër-arrestet e lëshuara për aferën e inceneratorëve nga SPAK, nga të cilët u arrestuan 5 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Tabaku tha në Vizion Plus u shpreh se SPAK nuk mund të mjaftohet vetëm me persona fizikë, por duhet të shkojë atje ku ka pushtet.
“Më vjen mirë që edhe ata që nuk firmosën raportin e PD në komisin sot janë në një mendim. Ajo që është reflektuar në punën e komisionit hetimor sot ka filluar të marrë jetë. Ajo që unë kam thënë dhe besoj është e drejtë madje isha edhe 3 orë në SPAK javën e kaluar, është që ka akoma shumë për të bërë.
SPAK duhet të shkojë atje ku ka pushtet.
Sot kategoria e personave që është lëshuar urdhër arresti ka qenë kategori e personave privatë, administratorë të kompanisë, kompania që bëri mbikqyrjen. Pra një grup individësh të cilët lidhen më shumë me biznesin privat të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen”, theksoi deputetja.