Jorida Tabaku i është përgjigjur Arben Ahmetajt: Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit është zero…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Ahmetaj, gjatë një interviste televizive është shprehur se; brenda  majit të vitit që vjen , të gjitha njësitë individuale, do të jenë ndërtuar, nërkohë që 90% e pallateve, do të jenë gati në tetor të vitit 2021.

Por, lidhur me këtë deklaratë, ka ardhur dhe reagimi ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar premtimet e Ministrit të Rindërtimit, të bëra pas 26 nëntorit të vitit 2019.

Gjithashtu ish-deputetja ka treguar se; premtimi për shtëpitë për shkollat dhe pallatet, të cilat priteshin të rindërtoheshin brenda një viti, nuk është mbajtur.

Postimi i plotë i ish-deputetes:

“Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”.

Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve”!

Zjarr Tv Ad