Jorida Tabaku i kthen përgjigjet Ramës: Asgjë përveç premtimeve të pambajtura, tani koha për ndryshim

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama  në lidhje me deklaratën për punësimin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se  prej 7 vitesh premtimet janë të pambajtura.

Ndër të tjera:Tabaku shkruan se të gjithë shqiptarët e dinë se nëse vazhdohet në ketë rrugë, nuk do të ketë as ndryshim dhe as rimëkëmbje ekonomike.

Postim i plotë:

Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra!

Hidhini sytë përreth.

A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot?

Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky?

Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!

Zjarr Tv Ad