Jorida Tabaku shkon në seli, dera e Bashës nuk hapet dhe detyrohet të futet nga mbrapa

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Selia e PD prej dy ditësh i është nënshtruar një procesi rinovimi dhe “fortifikimi”. Aktorë të ndryshëm në media dhe anëtarë të Grupit të Rithemelimit janë shprehur se Lulzim Basha ka vendosur kangjella hekuri në ambientet e brendshme të selisë dhe dyer të blinduara.

Madje, edhe dyert e jashtme nuk janë më të tejdukshme pasi janë veshur me adeziv që të mos duken ambientet brenda.

I vetmi që mund të futet nga dera kryesore e PD është kryetari aktual Lulzim Basha. Dje dhe sot ai është futur në godinë, ndërsa deputetët e tjerë, madje dhe nënkryetarët e partisë nuk mund të futen. Këtë “gabim” e ka bërë sot Jorida Tabaku.

Nënkryetarja e PD ka shkuar para selisë dhe ka pritur disa momente para derës kryesore, por ajo nuk është hapur. Pas një bisede të shkurtër me operatorët e mediave që po e filmonin, Tabaku ka bërë një telefonatë dhe ka hyrë nga dera e pasme.

Zjarr Tv Ad