“Mua më pëlqen Majlinda Bregu nga e djathta, kurse nga e majta Eglantina Gjermeni për qetësinë që ka”, kështu është shprehur deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ftuar mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Kian: Jorida, çfarë është politika?
Jorida Tabaku: Diskutojmë si t’i bëjmë shkollat më të mira, si të bëjmë parqe për të luajtur, të keni mundësi më të mira.
Kian: Kush ju bën më shumë për të qeshur? Dhe ti e kthen kokën apo bën detyrat?
Jorida Tabaku: Unë nuk e kthej kokën. Fokusohem vetëm te detyrat dhe gjërat që dua të bëj.
Kian: Po shoqja jote e ngushtë në politikë kush është?
Jorida Tabaku: Bisedoj dhe bashkëpunoj me të gjitha, por shoqet i kam jashtë politikës. Mua më pëlqen Majlinda Bregu nga e djathta, kurse nga e majta Eglantina Gjermeni për qetësinë që ka.