Jorida Tabaku zbulon se kur do të mbyllet hetimi për inceneratorët: Ja çfarë po presim nga Gledis Nano

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat këtë të enjte është shprehur se faktet që ato kanë grumbulluar tashmë e kanë të qartë aferën korruptive me 430 milionë euro.

Tabaku ndër të tjera është shprehur se i gjithë informacion është publik, 3 kompani pa përvojë kanë marrë 430 milionë euro dhe SPAK ndien peshën e informacionit publik dhe të veprojnë.

“Shqiptarët vazhdojnë paguajnë përditë, buxheti varfërohet. Bashkia e Tiranës të sjellë komunikimin e institucioneve për procedurën në hetim. Sekretariati i bashkisë premtoi se do sillte. Kompania e Zotos të sjellë librat e shitjes dhe blerjes, ka marrë të gjtihë pagesat nga buxheti i shtetit. Gledis Nano të sjellë lëvizjet e të gjitha personave që kemi kërkuar për Veliaj, Gjiknurin, Ahmetajn dhe Subashin. Informacioni ka qenë publik në media. E kërkojmë zyrtarisht. Pak ditë kemi për të mbyllur dokumentacionin. Ministri tregoi si korrupsioni qeveritar me firmë e vulë nga Edi Rama u mbrojt nga Rama. Ata e pranuan. Veliaj tha se ska vendim këshili bashkiak për autorizimin e fondeve. Besoj se i gjithë informacion i është publik, 3 kompani pa përvojë kanë marrë 430 milionë euro dhe SPAK ndien peshën e informacionit publik dhe të veprojnë. Falenderoj qytetarët në emër të PD. Interesi jonë është të vendosim para përgjegjësisë personat që kanë abuzuar me 430 milionë euro’  ka thënë ajo.

Zjarr Tv Ad