Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Luis Enrique nuk është kandidati i vetëm për stolin e Arsenalit.
Ish trajneri i Romës dhe Barcelonës shihet si pasuesi i Unai Emery te stoli i londinezëve. Por, sipas “The Athletic”, në garë për pankinën e Arsenal është edhe një emër mjaft i njohur në Premier League.
Bëhet fjalë për ish trajnerin e Interit, Realit të Madridit dhe Chelsea, Jose Mourinho. Portugezi nuk drejton prej muajit dhjetor të vitit 2018, ku u largua nga Manchester United.
Gjithçka pritet të vendoset në ditët e ardhshme, por fillimisht duhet të merret vendimi për Emery, i cili nuk po merr maksimumin në krye të “topçinjve”.