Jose Mourinho trajneri që ka shpenzuar miliarda për afrimin e lojtarëve

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të kesh Mourinhon në skuadër, përveçse ke një ndër trajnerët më të mirë në botë por duhet të përgatitesh edhe të shpenzosh para për të kompletuar skuadrën. “The Special One” është renditur i pari ndër trajnerët që kanë shpenzuar më shumë për të afruar lojtarë me 1.4 miliardë euro për të blerë 97 lojtarë gjatë karrierës së tij.

Teknikun portugezë e ndjekin Carlo Ancelotti me 1.11 miliardë euro për 85 lojtarë dhe i treti  është Pep Guardiola me 1.03 miliardë për 52 lojtar. Blerja më e shtrenjtë e “The Special One” është Paul Pogba me 89 milionë paund, por me të cilin pati konflikte dhe u bë një prej shkaqeve të shkarkimit të tij.

Mourinho momentalisht është pa një skuadër pasi u shkarkua nga Manchester United pas një aventure shumë të keqe me djajtë. Por kjo nuk mohon faktin se ai është një ndër më të suksesshmit duke fituar 25 tituj kampion gjatë 19 viteve karrierë.

Zjarr Tv Ad