Josep Borrel parashikon një takim Kurti – Vuçiç brenda dhjetorit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se pret që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen para fundit të vitit.

Duke folur pas një diskutimi të ministrave të Jashtëm të BE-së për situatën në Ballkanin Perëndimor, Borrell tha se ftesa e tij për liderët e Kosovës dhe të Serbisë shkon në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 19 korrik, por pa arritur përparim në ndonjërën prej çështjeve kontestuese.

Të martën, në Bruksel pritet të zhvillohet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve .

Gjatë diskutimit të ministrave për Ballkanin Perëndimor, sipas Borrellit, fokusi ka qenë në situatën në Bosnje e Hercegovinë, të cilën ai e cilësoi si serioze.

Edhe pse zgjerimi i BE-së nuk ishte temë e diskutimeve në takimin e ministrave, Borrell tha se pret që para fundit të këtij viti të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nisja e këtyre negociatave është me rëndësi për rajonin, por edhe për kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

Zjarr Tv Ad