Jozefina Topalli: E hapur të jem pjesë e grupit për ringritjen e partisë, por nuk kam ambicie të marr drejtimin e PD

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën që po kalon PD dhe Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

E pyetur nëse do të kandidojë për të marrë drejtimin e PD, ajo u shpreh se nuk e ka këtë ambicie, por la të hapur mundësinë që të jetë pjesë e grupit për ringritjen e partisë.

“Nuk besoj se do kandidoj, kam një jetë të gjatë në politikë, mua më mbushin qëndrimet që i quaj të rëndësishme, kur del e vërteta jam njeriu që ndihem mirë me ndërgjegjen time, s’kam ambicie për kryetare partie. Nuk është e rëndësishme nëse do të jem pjesë e bordit, kujtoj që në 1997 kur kemi qenë në krizë është krijuar një grup me disa, një grup i gjerë që jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ringritur PD, pra një grup tranzicioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, dhe mund të jetë opsion, por vendimet do të merren në Kuvend. Më duket logjike, për atë që ka ndodhur në PD në të kaluar”, tha Topalli në Report Tv.

Zjarr Tv Ad